Drejtori i Hekurudhave në Durrës, Ani Dyrmishi, në një lidhje telefonike për “DurrësLajm” ka shpjeguar ngjarjen e ditës së sotme, kur poshtë automjetit të tij u gjet një sasi e dyshuar lënde plasëse.

Dyrmishi tha se kishin qenë komshinjtë e tij që e kishin marrë me urgjencë në telefon pasi kishin konstatuar se poshtë automjetit të tij ndodhej një bidon i zi i dyshimtë.

Menjëherë më pas, Dyrmishi thotë se ka lajmëruar policinë, e cila po vijon duke bërë hetimet dhe verifikimet përkatëse.

“Nuk mendoj që jam unë shënjestra, sepse s’kam konflikte me persona të tjerë. Unë në të gjithë Durrësin eci në këmbë. Mund të jetë dikush tjetër objektivi dhe shënjestra”, thotë për “DurrësLajm” Dyrmishi.

Policia dhe ekspertët ndodhet në vendin e ngjarjes, ku do të përcaktohet edhe lloji i lëndës plasëse.