Pas ngjarjes së ndodhur në Tiranë ku përmes një droni u hodh lëndë plasëse në banesën e marrë me qira nga shtetasja E. A, bashkëjetuese e Bernard Sinomatit, policia ka referuar dosjen në prokurorinë e kryeqytetit për ta hetuar për shkatërrim prone me eksploziv.

Burime pranë prokurorisë konfirmojnë se janë marrë në pyetje pronarët e banesës që kanë thënë e dhamë me qira shtëpinë përmes një agjencie që në muajin korrik 2024.

Ndërkohë grupi i hetimit ka kërkuar të marrë dëshminë e shtetases E.A e cila është nga Korça.

“Jam jashtë Shqipërisë”, ka thënë gruaja, ndërkohë që i është përcjellë kërkesë për të pyetur edhe Bernard Sinomatit në shtëpinë e tij në Vlorë. Ai nuk është përgjigjur ende bënë me dije burimet e sigurta.