Një sasi tritoli i është vendosur një lokali në Elbasan në rrugën “Emin Matraxhiu”.
Lënda shpërthyese është konstatuar nga pronarët në shkallët e lokalit, ndërsa menjëherë kanë njoftuar policinë.
Shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë evakuimin e personave dhe të mjeteve, si dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë.
Janë njoftuar forcat antieksploziv të Tiranës për veprime të mëtejshme.





