16shtator 2015 – Organizoi tritolin te farmacia e babait të ministrit, tre vjet burg për Vladimir Gjutën. Kjo është kërkesa e prokurorisë së Tiranës për të dyshuarin për sulmin ndaj farmacisë së Bashkim Tahirit në fillim të këtij viti. Pritet që pas mbrojtjes të jeper vendimi. Gjuta u arrestua në qershor, ndërsa udhëtonte drejt Kukësit.
Ai qëndronte i fshehur, duke mbajtur paruke për të mos u njohur. Sipas prokurorisë, akti me tritol dhe disa ngjarje të tjera që pasuan, u bënë në shenjë hakmarrje ndaj ministrit Saimir Tahiri, në lidhje me kontrollet e policisë në biznesin e Gjutës.
/portali DurresLajm/