Gjykata ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për Vilson Brahaj i arrestuar për vendosjen e eksplozivit në banesën e prindërve të Gazmir Dacit më 27 korrik.

23-vjeçari nga Kukësi i cili u arrestua më 30 korrik, gjatë seancës ka treguar alibinë e tij për ngjarjen.

"Ai që më kontaktoi për të vendosur tritolin e kam njohur në shkollë. Ishte i moshës 25 vjeç.  Tritolin ma ka sjellë vetë dhe më tha që shtëpia është e imja e dua të iki për azil. Nuk e dija që familja ishte në hasmëri," mësohet të ketë thënë Brahaj.

Për eksplozivin ai tha se eshte paguar 5 mijë euro. "E bëra për lekë" ka shtuar ai.