Alarmi për bombë në një butik rrobash mëngjesin e sotme, rezulton të jetë i vërtetë.
Forcat xheniere kanë gjetur eksploziv në kutinë e kartonit në dyert e një dyqani rrobash në Tiranë. Eksplozivi nuk ka shpërthyer gjatë manovrës së xheniereve pasi nuk ka patur fitil ndezës.
Dyqani është në pronësi të shtetases Bruneta Aliaj dhe 5 muaj më parë asaj i është vendosur eksploziv në makinë, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje.
Bruneta Aliaj deklaroi asokohe se nuk kishte konflikte me njeri ndërsa pas dëshmisë së saj është shoqëruar edhe ish-bashkëshorti, Edmond Meço i cili e ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen e 1 majit.





