Manuel Nojer ishte shumë i lumtur për fitoren me spanjollët. Kapiteni i Bajernit tha për mediat gjermane se:

“Është një rezultat surprizë edhe për ne. Edhe pse i merituar plotësisht. Mundëm një nga skuadrat më të mira në Europë”, tha portieri gjerman që nuk kishte asnjë faj në dy golat e pësuar në sfidën e djeshme.

Më pas, kapiteni i kombëtares gjermane nuk harroi të fliste edhe për shokun e tij të skuadrës te “Pancerat”, Mark Andre ter Shtegen që luan për Barcelonën.

“Më vjen keq për Markun.Nuk dua që asnjë shok i skuadrës te kombëtarja të përjetojë një humbje të tillë”, tha Manuel Nojer. Kujtojmë se të dy portierët janë përplasur jo pak për një vend titullari te Gjermania.