Edi Martini foli pas fitores 2-3 në transfertë ndaj Flamurtarit. Një fitore e vujatur për skuadrën durrsake, pavarësisht se përballë kishte një kundërshtar që ka rënë nga kategoria. Në pjesën e dytë, Ribaj humbi një penallti që mund t’i jepte avantazhin e përkohshëm vlonjatëve.Martini deklaroi:

“E kisha me shumë frikë këtë ndeshjen. Ishim pak oportunista. Në 2 ndeshje na duheshin 3 pikë. E morëm më lehtë se sa duhej. Mund të pësonim gol me penallti dhe mund të bëhej më e vështirë. Në këto ndeshjet e lehta kemi pasur gjithmonë probleme. Pashë orën kur Ribaj humbi penalltinë dhe pyeta sa minuta ka. Isha i bindur që edhe nëse shënonte ne do ta kthenim rezultatin. Rëndësi kanë 3 pikët e marra.

Finalja ka dhe 10 ditë, ka kohë rikuperimi. Dhe ata dhe ne i kemi siguruar objektivat. Të dyja këto ndeshje nuk kanë ndeshje me finalen. Të presim finalen.

E ardhmja? Është e rëndësishme Kupa. Unë e pres me padurim. Më duket shumë gjatë deri në finale. E ardhmja ime nuk ka shumë rëndësi. Nuk e kam menduar”, u shpreh Martini.