Triumfi në Grand Slam të US Open 2018 i tenistes japoneze Naomi Osaka ka bërë shumë jehonë në vendlindjen e saj. Qeveria ka vendosur që të emetojë një pullë postare me këtë sukses të tenistes 21-vjeçare, që për herë të parë triumfoi në një turne të madh. Falë këtij triumfi, Osaka u ngjit në vendin e katërt të renditjes botërore.
Qeveria japoneze synon që përmes kësaj pulle postare të shtojë popullaritetin e tenistes dhe të personave që duan të luajnë tenis në Japoni. “Jam shumë e lumtur për këtë nder që më bëhet, duke përjetësuar triumfin tim në US Open në një pullë postare”, u shpreh Naomi Osaka, që në finalen e turneut nju-jorkez mundi Serena Williams.





