Nuk mund të shkojë një finale futbolli në Brazil e qetë dhe mos të ketë përplasje lëndime apo edhe plagosje mes tifozëve apo forcave të rendit.Kështu ndodhi edhe mbrëmjen e djeshme në Belo Horizonte ku u luajt ndeshja e kthimit të finales së Kupës mes Atletiko Mineiros dhe Flamengos.
Këta të fundit kishin fituar ndeshjen e parë në Marakana 3-1 kështu që gjërat ishin më të thjeshta në aspektin sportiv, por përplasjet e tifozëve ishin të pashmangshme.
Para ndeshjes ndodhën incident, veçanërisht mes policisë dhe grupeve të mëdha të tifozëve të cilët tentuan të hynin në stadiumin ‘Arena MRV’ edhe pse nuk kishin bileta.
Numri i të lënduarve nuk dihet, ndërsa ngjarja po hetohet. Brenda stadiumit ra një ‘shi’ i dendur objektesh në fushë, pasi Flamengo shënoi me Platën në minutën e 37-të dhe arbitrit iu desh të pezullonte ndeshjen për mbi shtatë minuta.
Një bombë letre përfundoi në fushë, duke plagosur në këmbë një fotograf, José Maria Nuremberg, 67 vjeç. Ai ndodhet i shtruar në një spital në kryeqytetin ‘Mineira’.