Shoqata e intelektualëve mbarëshqiptarë “Trojet e Arbrit” me qendër në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, kanë organizuar në Durrës sesionin e dytë shkencor të veçantë me temë: “Imzot Nikollë Kaçorri, personaliteti kryesor i Pavarësisë së Shqipërisë”.
Sesioni trajtoi tema të shumta nga jeta e këtij personaliteti të rëndësishëm të historisë sonë kombëtare, si jeta dhe veprimtaria e tij, pjesëmarrja në kuvendet kombëtare, si dhe mbi veprimtaritë praktike që ka kryer si nënkryetar i Qeverisë së Vlorës në vitin 1912, e deri te veprimtaria e Kaçorrit në famullinë e Durrësit si dhe kumtesën “Dom Nikollë Kaçorri dhe koha e Princ Vidit” e mbajtur nga Fatmir Minguli.
Lidhur me këtë veprimtari të organizuar Presidenti i Shoqatës Ndue Oroshi tha se Shoqata e intelektualeve mbarëshqiptarë “Trojet e Arbrit” , pas Durrësit i është drejtuar Gjirokastrës për një sesion tjetër shkencor mbi Çamërinë.
K.H.