Troket i ftohti polar. Sot, Shqipëria do të karakterizohet nga temperatura të ulëta dhe reshje dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat do të variojnë nga vlerat -7°C në 11°C.

Ndërsa në orët e mesditës, parashikohet një përmirësim i përkohshëm, por pasditja dhe mbrëmja do të rikthehet me reshje në të gjithë vendin.     

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 80 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në det dallgëzim 7 ballë.