Konspiracionisti Alfred Cako ka shokuar me një deklaratë të bërë pak minuta më parë.

Me një status në rrjetet sociale, Cako thotë se sot ka rinisur një aksion i helmimit të qytetarëve me avion nga ajri.

Ai thotë se pas 3-4 ditësh spitalet do të mbushen plot me pacientë, të cilët do të diagnostikohen me një sëmundje që do të ketë një emër birre.

Konspiracionisti deklaron se Agjencia e Aviacionit Civil nuk del me deklaratë, pasi ka firmosur një marrëveshje për disa fluturime sekrete në kuadër te aleancave ushtarake.

Kujtojmë se disa javë më parë, Alfred Cako paralajmëroi se do të niste një aksion, ku do të hidhej helm gjarpri nga ajri dhe në ujin e pijshëm.

“Une ju pata lajmeruar qe ne fund te shtatorit, fillim i tetorit do fillonte puna e djallit per te mbushur spitalet.

Aksioni sot ka rinisur fuqishem me avionet. Sot qielli ka qene shume, shume i ngarkuar per 7-8 ore.

Ne mengjes heret ishte qiell shume i pastër. Nga ora 8 kaluan 3 here avionet ne vija te drejta larg nga njeri-tjetri me fasha te gjata “tymi” dhe nga ora 11:30 keto vija u përhapen dhe e mbuluan gjithe qiellin e Tiranes.

Shikoja njerëz nga makina ime qe vraponin nga Liqeni, njerëz jashtë neper kafene qe rrinin me ore te tera duke gjerbur dale ngadale, me nge, kafene.

Te shkretet, naive, nuk e kuptonin qe jane kandidate potenciale per te zene pas 3-4 ditesh shtratin te helmuar me sëmundjen e mallkuar me nje emer birre!

Pas 3-4 ditësh do dëgjojmë qe spitalet do te jene plot.