Momente të dhimbshme vijnë nga Gjykata e Fierit, ku pritet të jepet masa e sigurisë për Klodian ÇalamAnin, i cili vrau me kazmë, 8-vjeçarin Mateo Vasiun dhe më pas e groposi në oborrin e banesës ku jetonte.

E prekur nëna e vogëlushit ka kërkuar varje të autorit në mes të qytetit.

“Të varet ai mostër. Drejtësi për Mateon. Djalit iu pre ëndrra në mes. Në mes të fierit ta varin. Ta varin. Ta shohim të gjithë.”, tha ajo.

Pak minuta më herët familjarët e Mateos kanë hyrë me forcë në ambientet e Gjykatës së Fierit, pasi kërkojnë të jenë të pranishëm në gjyq.

Ata janë shprehur para gjykatës:

“Ia çoi bukën në shtëpi, ne e mbanim me bukë kriminelin, ai na bëri atë që s’e prisnin.

Bënte sikur fliste në telefon, a e gjetët djalin. Djalin kush e di ku do na e kishte hedhur natën, s’do gjenim as kufomën. Varja, a nuk ka një dënim me varje. Në burg ai do jetë si hotel, me krevat, me ushqim, me dhomë. Ku futet në grop, ai engjëll, ai ishte një gonxhe e pa çelur, ai rritej dhe zbukurohej çdo ditë.

Të vijë një dorë e krimineli që të na marrë djalin, duam vetëm varje. Të çohet populli, se kemi dhimbje shumë të madhe, na qan zemra, se lotët na janë thanë, vetëm të hyni në zemrat tona. Rama del dhe thotë nuk ka ligj me varje, po pse mo kryeministër, sot e bëri me ne, nesër dikur tjetër. pse të lëndohemi ne, pse. I vari Sali Berisha dy, ishte shembull. Ky është shembulli, edhe vëllai im të jetë, le të varet në mes të Fierit”, shprehen familjarët.

Vrasja e 8-vjeçarit ndodhi dy ditë më parë, Çalamani pasi e rrëmbeu, e goditi me kazmë në kokë vogëlushin, dhe trupin e pajetë të tij e groposi në oborr.