Numri i njerëzve që kanë vdekur nga koronavirusi në Spanjë në 24 orët e fundit është rritur me 832, rritja më e madh ditore në vend që prej fillimit të Covid-19.
Numri i viktimave ka shkuar nga 4,858 në 5690, ndërsa numri i të prekurve është rritur nga 64,059 në 72,248
Shifrat tejkalojnë rekordin e djeshëm të vdekjeve, pasi të premten u regjistruan 769 viktima.
Sistemi i brishtë i kujdesit shëndetësor në Spanjë ka luftuar për të përballuar pandeminë.





