Anglezët, që prej kohësh krenohen se kanë shpikur futbollin, nuk do jenë të gëzuar. Por, lajmi i gjetjes së dorëshkrimit të parë në Skoci të lojës së quajtur “Football” është me të vërtetë sensacional.Xhon Hop, ky është emri i “relatorit” që themeloi “foot-ball Club” 39 vite përpara se të lindte Federata Angleze e Futbollit, e cila e pa dritën e diellit 10 vite përpara asaj skoceze.
Hop, i cili në atë kohë ishte student drejtësie, meriton një vend mes “baballarëve” të futbollit modern. Endi Miçëll, një kërkues, së bashku me kolegun e tij Xhon Haçinson, po kërkon që të bashkojnë pjesëzat e pazëllit të informacionit që kanë ardhur pak ditë më parë nga Edinburgu dhe sigurisht nga kontributi vendimtar i Hop.“Në dorëshkrimin e tij me datë 1983, janë shkruar gjashtë rregulla bazë. Flitet për një lojë ku shkelmohet topi mes dy skuadrave në një fushë me dy porta”, konfirmon Miçëll. Sigurisht që e thënë kështu të vjen të qeshësh, por po flasim për një dokument, i cili është 15 vite përpara të famshmit “Cambridge Rule” dhe kjo ka një rëndësi historike.Në radhët e “Foot-Ball Club” të Xhon Hop përfshiheshin dy futbollistë, të cilët, edhe pse në mënyrë indirekte kontribuuan në zhvillimin e sportit në tokën e “Braveheart”. Xhejms Kirkpatrik, i cili fi toi FA Cup me fanellën e Uonderers në 1977 dhe ishte kapiteni i kombëtares skoceze të futbollit në ndeshjen e parë (jo zyrtare) të diskutuar mes së ardhmes “Tartan Army” në 1870, ishte djali i Çarls Sharp Kirkpatrik, pjesëtar i “Foot-Ball Club” në 1831.Frensis Monkreif, i cili ishte kapiten në takimin e parë ndërkombëtar të regbisë (luajtur kundër Anglisë), në 1871 ishte djali i Xhejms Monkrif, edhe ai pjesë e “Foot-Ball Club”, por në 1832.