Një e moshuar 100 vjeçare është gjetur e vdekur nga familjarët e saj, të cilët denoncojnë faktin se gruaja është përdhunuar para vdekjes.
Ngjarja tronditëse është regjistruar në shtetin indian të Punjabit dhe raportohet nga e përditshmja Hindustan Times.
Sipas familjarëve, gruaja është gjetur prej tyre e gjakosur dhe pa rroba në trup. Ajo dyshohet se ka gjetur vdekjen nga plagët e shkaktuara nga dhunimi.
Trupi i saj do t’i nënshtrohet autopsisë për të vërtetuar shkakun e vdekjes.





