Pamje shokuese vijnë nga SHBA, ku të vdekurit nga koronavirusi po grumbullohen në varre masive në ishullin Hart, në skajin perëndimor të Long Island Sound, në veriperëndim të Bronksit, Nju Jork.

Autoritetet e Nju Jorkut po vendosin në funksion varret masive, pasi numri i vdekjeve nga koronavirusi i ka tejkaluar 7,000 persona. Ekipet shtetërore po i varrosnin në ishull trupat e pajetë, siç mund t’i shihni në këto pamje të marra me dron nga Associated Press.

Ju kujtojmë se varrezat në Nju Jork janë tejmbushur, ndaj një zëdhënës i qytetit të Nju Jorkut tha se ishulli Hart do të vazhdojë të përdoret për varrosjen e njerëzve, pasi nevojat nuk mund të plotësohen në varrezat e qytetit të madh.