Tërmetet që tronditën Italinë Qendrore shkaktuan një tragjedi të vërtetë natyrore. Deri tani 278 njerëz gjetën vdekjen nën rrënojat e ndërtesave në Amatrice, Arquata dhe Accumoli. Mes tyre edhe një shqiptar, Erjon Toro nga Fieri, 32-vjeçari që jetonte në Amatrice humbi jetën duke lënë dy fëmijë dhe gruan.

Qytetet nuk njihen më; mijëra njerëz kanë humbur shtëpitë, bizneset.

Media e njohur italiane La Repubblica ka zbuluar pamjet që tregojnë sesi tërmeti ka shkundur një prej shtëpive në Folignano (Ascoli).

Kjo video është marrë në një shtëpi,e cila ndodhet rreth 35 km largësi ajrore nga epiqendra e tërmetit në Italinë qëndore.

Kamerat e vendosura në sallon kanë regjistruar momentin e lëkundjeve të forta që rrëzojnë objektet shtëpiake.

Ndiqni më poshtë videon.