Ish-këngëtarja e grupit “Spice Girls”, Mel B. ka treguar jetën e saj të vështirë me bashkëshortin Stephen Belafonte.

Ajo dhunohej sistematikisht nga ai, siç tregojnë edhe fotot dhe se shpesh bashkëshorti e ka detyruar që të bëjë seks treshe me vajza të tjera.

Gjithashtu, Belafonte ka lënë shtatzënë edhe dadon që kujdesej për fëmijët e tyre. Gjykata në Britani, pas rrëfimeve rrënqethëse vendosi që Belafonte të qëndrojë larg saj dhe fëmijëve, pasi u provua dhuna sistematike që ai ka përdorur ndaj saj.