Mesditën e sotme janë shënuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të Gjykatës në qytetin e Elbasanit.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se është qëlluar ndaj një gruaje e cila është plagosur në gjendje të rëndë.

Burime bëjnë me dije se ka qenë bashkëshorti me profesion polic, ai i cili ka qëlluar. Ndërkohë që policia ka bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm të tij.