Detaje tronditëse kanë dalë në dritë, nga vrasja e 28-vjeçares Irvana Medinaj (Hyka) nga bashkëshorti i saj, mbrëmjen e kaluar në Fier.

Mësohet se e reja ishte 6 javë shtatzënë, ndërsa është goditur me thikë 31 herë në të gjithë trupin nga bashkëshorti 29-vjeçar, Demokrat Medinaj.

Krimi tragjik ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të mitur të çiftit 6 dhe 4 vjeç.

Edhe pse fillimisht u raportua se autori i krimit makabër ishte me probleme të shëndetit mendor, babai i vajzës ka thënë për mediat se kjo gjë nuk është e vërtetë.

Menjëherë pas krimit autori i ngjarjes është larguar nga banesa dhe nuk është kapur ende nga policia.