Historia e Artur Meçes, 22vjeçarit që ndërroi jetë nën masa të rrepta sigurie, edhe pse ishte me tumor prej disa muajsh, është tronditëse. Madje më tronditëse është një letër që ai ka shkruar pak para se të vdiste në ambientet e qelisë.
“Zonja dhe zotërinj nuk kërkoj shumë, vetëm dua të vdes pranë nënës sime. Fatkeqësisht, fati im nuk mund të ndryshohet më. Më lini të shkoj në shtëpi, kam të drejtë të shikoj për herë të fundit motrën dhe vëllanë tim dhe të vdes aty. Unë ju dua shumë, ju dua me zemër edhe pse tashmë kjo zemër po pushon nga pak çdo ditë”, shkruan djali në letrën e ti,
Pas ndarjes tragjike nga jeta, nëna e tij ka vetëm një peng, që djali të ndante momentet e fundit në shtëpinë ku u rrit, shkruan shqiptarja.com
“Djali vdiq me pranga në këmbë, nuk ma lanë ta merrja në shtëpi”, është shprehur e pikëllyer e ëma e 22-vjeçarit Mimoza Meço.