Turqi, 20 maj 2014 – Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në një spital të Turqisë. Dy binjakë kanë ardhur në jetë në spitali Kusadasi Ozel Hastanesi, në Ad Aydin (Turqi) me shenjat e apokalipsit në trupin e tyre.

Shenjat duken mjaft qartë. Këto shenja përshkruajnë simbolet e përfshira në Kapitullin 11- 3-13, të Apokalistit, i cili paralajmëron fundin e botës.

Fëmijët binjakë kanë ardhur në jetë nga një baba hebre dhe një nëne, Dëshmitare e Jehovait. Sipas shumë profecive biblike, ata do të jetojnë jo më shumë se 1260 ditë. Ata kanë lindur më 10 maj 2014 dhe aludohet se data e apokalipsit është 21 tetor 2017.

Në ballin e fëmijëve janë shenja që përshkruajnë simbolet romake III dhe XI të cilat i referohen vargut 3 të Kapitullit 11. E mahnitshme është se tekstet e kësaj profecie duket sikur janë të shkruara fjalë për fjalë në trupat e fëmijëve.

Profecia flet për dy "dëshmitarë" të përbërë nga dy shandanët dhe dy ullinj. Të dy fëmijët i kanë këto simbole.

Përveç kësaj, vendi i lindjes së fëmijëve, përkon saktësisht me Efesin e lashtë; vendin ku vdiq Shën Gjoni, autori i Apokalipsit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/