Kinë, 3 maj 2014 – Dy zjarrfikës të rinj vdiqën në Shangai, pasi ranë nga kati i 13, teksa mundoheshin të ndalnin zjarrin e rënë në një apartament. Momentet e fundit kolegët i kaluan të kapur dorë për dore.
Askush ende nuk se çfarë i hodhi nga dritarja Qian Lingyun (23) dhe Liu Jien (20). Besohet se në banesë nuk ishte askush përveç zjarrfikësve gjatë shuarjes së zjarrit, raporton Shanghai Daily.
Në të njëjtin zjarr është lënduar edhe një tjetër zjarrfikës. Shkaku i zjarrit nuk dihet, por raportohet se në banesë kishte shumë kabllo dhe pajisje elektrike. Fqinjët thonë se në banesën me tri dhoma jetonin disa qiraxhinj.
Një nga dëshmitarët e zjarrit dhe aksidentit që vrau zjarrfikësit e rinj tha se i ka parë ata tek mbaheshin tek njëri-tjetri. Pas rënies janë dërguar në spital, por lëndimet ishin shumë të mëdha. Kolegët thonë se që të dy iu bashkuan shërbimit të zjarrfikësve më 2012.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





