Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Zim Zenel të qytetit të Krujës, ku 45-vjeçari Arjan Alushi ka gjetur vdekjen tragjikisht ndërsa po hante fiq në një pemë.
Sipas informacionit të siguruar, Alushi kishte hipur në një pemë fiqesh kur ka qenë viktimë e një korrenti elektrik që kishte elektrizuar pemën.
Ky elektrizim ka ardhur nga kabujt e firmave private të internetit që janë instaluar pa ndjekur normat dhe kriteret e nevojshme të sigurisë për rrjetin e shpërndarjes të OSHEE-së.
Ngjarja është shkaktuar nga ndërhyrjet e pasigurta në rrjetin elektrik nga këto kompani, duke rezultuar në një incident fatal.
Autoritetet janë angazhuar për të hetuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të siguruar që të merren masa për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.