Humb jetën duke ngrënë në restorant një burrë.

Ngjarja e papritur ndodhi në Casoria të Italisë.

Një 58-vjeçar vdiq për shkak se u mbyt nga një copë mocarela gjatë një feste.

Sipas mediave të huaja, përpjekjet e shpëtimit ishin të kota, ndërsa të pranishmit u tmerruan.

Punonjësit shëndetësorë, ndonëse brenda një kohe të shkurtër shkuan në vendngjarje, nuk mundën që të bëjnë gjë tjetër veçse të konstatojnë vdekjen e 58-vjeçarit.

Në vendngjarje ka shkuar edhe policia për të dëgjuar dëshmitë e të pranishmëve.