Dëshmi rrëqethëse ka zbuluar kësaj radhe emisioni investigativ “Le Iene”. Bëhet fjalë për një skandal seksual. Fëmijë dhe minorenë nga 8 deri në 16 vjeç tregojnë se bëjnë seks me persona të ndryshëm, nga policië karabienerë deri tek gjykatës italianë dhe paguhen 20-deri në 30 euro.
Djemtë janë kryesisht nga Rumania, por edhe nga Bosnja dhe tregojnë se i gjejnë klientët përreth stadiumit të Barit.
Tomi, vetëm 8 vjeç tregon në fshehtësi për ‘Le Iene’ se bën seks me burra, të cilët vijnë e marrin me makinë, ndërsa pranon se “gjithçka e bëj për para”.
Kur i pyesin se çfarë bëjnë me paratë që fitojnë ata thonë se shkojnë për të ngrënë, apo blejë diçka për të veshur.
Pjesa më e madhe e tyre i përkasin komunitetit rom që jeton në baraka në zonën përreth. Disa prej fëmijëve thonë se prindërit janë në dijeni të punës që bëjnë fëmijët, por për ta diçka e tillë nuk përbën problem.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme që është vërtetë e trishtë.