Fund tragjik për një të re në ditën e intervistës së punës.
Umida Nazarova, 21-vjeçare dhe shtatzënë, ka humbur jetën në një aksident fatal gjatë kohës kur punëdhënësi i tregonte makineritë në fabrikë.
Papritur flokët e saj u ngatërruan rreth makinerisë dhe më pas rreth qafës që i kanë shkaktuar asfiksinë.
Ajo donte të punonte dhe kishte dorëzuar CV-në e saj në fabrikën Svarmet në Borisov, Bjellorusi.
Kjo fabrikë prodhon tela saldimi dhe elektroda. Menaxherët po e prezantonin me fabrikën, kur papritur ndodhi ngjarja.
Gjatë vizitës në fabrikë, flokët e saj të lëshuara papritmas u kapën në një makineri dhe u mbështollën rreth qafës.
Ekspertiza dëshmoi të njëjtën gjë.






