15 nëntor 2014 – Për shkaqe ende të panjohura, top modelja e L’Oreal dhe Prada është gjendur pa jetë në vaskën e shtëpisë, ndërsa i fejuari ndodhej jashtë. Pranë saj janë gjendur të ngordhur dhe dy qentë e super modeles. Modelja 26 vjeçare jetonte me të fejuarin e saj, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes. Topmodelja e cila ka qenë dhe fytyra e L’Oreal dhe Pranda, Katerina Netolicka, është gjetur e vdekur në vaskën e tualetit në apartamentin e saj në Pragë. Raportohet se tashmë është hapur një hetim, pasi ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.
Katerina Netolicka ishte një topmodele e njohur si për bukurinë por dhe për pasionin e saj për kickbox dhe tetorin e kaluar fitoi kampionatin kombëtar në Çeki. 26 vjeçarja jetonte me të fejuarin Jakub Petruzalek, 29 vjeç, një lojtar profesionist i hockey në Rusi. Ndër të tjera mësohet se çifti po projektonte edhe martesën, ndërsa mister mbetet vdekja e saj.





