Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin ku raportohet se një futbollist i ri brazilian është gjetur i masakruar. Bëhet fjalë për yllin e Sao Paulo, Daniel Correa Freitas, 24-vjeçar.
Correau gjet i vdekur në një shkurre në Sao Jose does Pinhais në shtetin jugor të Brazilit, Parana, nga disa persona që po shëtisnin pranë, ku sipas raportimeve ai ishte i tëri i masakruar.
Klubi i tij, që bën gara në Serie A – nivelin e parë të futbollit brazilian – shkroi në Twitter: Klubi i futbollit Sao Paulo njofton me dhembje të madhe për vdekjen e Daniel Correa Freitas”.
Edhe pse shkaktari zyrtar i vdekjes së tij nuk është konfirmuar, gazeta lokale “Band B” raporton se Freitas është torturuar dhe masakruar. “Nga pamjet e trupit të tij, ai është vrarë dhunshëm”, ka thënë një polic për gazetën. “Ai kishte dy prerje në qafë, kokën e kishte gati të prerë dhe organet gjenitale të masakruara”, ka thënë ai.





