Ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare aktori i njohur i Hollywoodit, Trevor Habberstad, pas një beteje 8-mujore me kancerin.
Lajmi është bërë i ditur nga babai i tij, Jeff Habberstad, i cili ka ndarë dhimbjen me miqtë në Instagram.
Ndër të tjera ai shkruan:
"Frika ime më e madhe ka qenë të varros fëmijën tim. Ky makth ndodhi. Kalova 8 muaj duke parë djalin tim Trevor duke luftuar më këtë sëmundje të rrallë. Ai nuk u ankua asnjëherë, ai asnjëherë nuk tha “përse mua”, asnjëherë nuk u dorëzua dhe nuk humbi shpresën. Nuk e di si do të jetoj si do të punoj, si do të luaj pa të. Më mungon shumë".
Trevor u bë i njohur në filmat “X-Men” dhe “Doctor Strange” gjithashtu ka luajtur në rreth 50 filma, por jo në rolet kryesore si në filmin “Iron Man 3”.
“Trevor kishte aftësi të shkëlqyera aktrimi, ai dhe gjithë familja e tij janë njerëz shembullorë”,- ka thënë për mediat ndërkombëtare Bryan Singer regjisori filmit “X-Men” i tronditur nga lajmin.