Një vrasje e dyfishtë ndodhi në Racalmuto, në provincën e Agrigento në Itali.

Një çift bashkëshortësh u vranë me thikë në shtëpinë e tyre, në katin e tretë të një ndërtese në lagjen Stazione.

Policia ndodhet në vendngjarje.

Në kazermën Racalmuto është aktualisht duke u marrë në pyetje djali 34-vjeçar i çiftit, autori i dyshuar deri më tani nga karabinierët.

Viktimat janë 66-vjeçari Giuseppe Sedita dhe bashkëshortja e tij 62-vjeçare Rosa Sardo, të dy dyshohet se janë vrarë me disa goditje me thikë në dhomën e ndenjes së shtëpisë.