Një i ri 25-vjeçar Alberto Delfini nga Castel Gandolfo, Itali është vrarë gjatë natës pranë Romës.
Vjehrri i tij 46-vjeçar ka pranuar se e ka qëlluar dhëndrin e tij pas një grindjeje për shkak të një borxhi prej 60 eurosh.
Ka qenë pikërisht autori i vrasjes që ka njoftuar policinë, por më parë ka pastruar skenën e krimit dhe ka krijuar një alibi, me të cilën synonte të ngatërronte hetuesit.
Por pasi është marrë në pyetje përgjatë gjithë mëngjesit të së dielës, ai ka pranuar se ishte autori i vrasjes së të riut. 25-vjeçari ishte i lidhur me vajzën e vrasësit dhe kishin edhe një djalë të mitur 5 muajsh. Alberto punonte kamarier dhe jetonte së bashku me të dashurën në shtëpinë e babait të saj.





