Rikthimet janë gjithmonë të bukura. Kjo shprehje nuk zuri vend në rastin e Paul Pogba, i cili u kthye përsëri te Juventus, por vetëm disa ditë pas zyrtarizimit u dëmtua.

Problemet në gjurin e djathtë të francezit po shqetësojnë tejmase kampin torinez. Sipas Gazetta Dello Sport, Pogba mund të qëndrojë jashtë fushave më shumë se ç’ishte menduar.

Ekzaminimet mjekësore kanë nxjerr në pah lezion të meniskut lateral, çka ka të bëjë shumë edhe me stresin.

Operacioni shihet si zgjidhja më e mirë e mundshme në këto kushte, e kjo do bënte që Pogba të rikthehej në fushë në vitin 2023. Besojeni apo jo, por mesfushori mund të humbasë edhe kampionatin botëror në Katar, kompeticion ky që fillon në nëntor.