Presidenti i La Ligas spanjolle, Javier Tebas, ka dhënë një deklaratë bombastike duke treguar se ndeshja në mes Levantes dhe Zaragosas ishte kurdisur. Tebas, që është kreu i Lidhjes Profesionale të Futbollit në Spanjë, ka këmbëngulur që sfida Levante-Zaragoza e edicionit 2010/2011, ka qenë e kurdisur.
“Levante-Zaragoza ishte e manipuluar. Ajo që ka ndodhur është e mjaftueshme për të siguruar një dënim ligjor”, deklaroi Tebas.“Unë e di të vërtetën. Tani i mbetet organeve shtetërore të thonë fjalën e tyre”, shtoi ai. Ju kujtojmë që Levante-Zaragoza ka qenë ndeshja e fundit për sezonin 2010-2011 dhe është dyshuar edhe më herët për manipulim.Ndeshja kishte përfunduar në të mirë të mysafirëve me rezultat 2-1.