Anna Maria Jacobini, gazetarja historike 58-vjeçare e "Rai-t, është gjetur e vdekur në dhomën e saj në hotel.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes dhe ka shokuar të gjithë vendin, për shkak të kushteve të pazakonta në të cilat ajo humbi jetën. Jacobini ishte e dërguar korrespondente e "La Vitta in Diretta" në Krakov, ku po ndiqte udhëtimin e Papa Françeskut me rastin e Ditës Botërore të Rinisë.

Gazetarja shprehu gjatë transmetimit se nuk po ndihej mirë dhe pak minuta më vonë shkoi në dhomë për t'u përgatitur për të ngrënë darkë. Mirëpo , që pas atij momenti, Anna Maria nuk doli më nga dhoma. Ajo u gjet e vdekur nga kolegët të cilët kanë thënë se 58-vjeçarja mund ta ketë humbur jetën për shkak të një ataku kardiak.