Barcelona dëshiron Rafael Leaon. Sulmuesi portugez i Milanit u bë një objektiv për katalanasit, pasi negociatat për Nico Williams dështuan.

Gjithsesi duke pasur parasysh vështirësitë ekonomike të klubit ende të angazhuar për të ulur barrën e pagave të larta (i fundit në radhë, Gundogan), operacioni është larg.

Milani është i qetë falë kontratës me Leaon që sapo është rinovuar deri në vitin 2028 dhe një çmimi të vendosur rreth 90-100 milionë euro, por katalanasit duan një yll të madh për t’iu përgjigjur Realit dhe portugezi është një nga objektivat.

Mundo Deportivo raporton se buxheti i lënë mënjanë nga Barcelona për nënshkrimin e një anësori është 60 milionë euro, që nuk u shfrytëzua për Nico Williams. 

Për të kënaqur presidentin Laporta, një nga admiruesit kryesorë të Leaos, dhe për të joshur Milanin të ulet rreth një tavoline, drejtuesit katalanas do të kishin vënë në tryezë edhe disa lojtarë për të gjetur akordin, disa më shumë se të vlerësuar nga kuqezinjtë: Christensen, por edhe Ferran Torres, Inigo Martinez dhe Alejandro Balde.

Gjithsesi, situata mbetet e komplikuar nëse nuk ka kthesa të bujshme nga ana e vetë Leaos, me vetëtima në qiell më se të qarta nga ky këndvështrim. 

Klubi katalanas iu fut punës sepse e di që me Jorge Mendes gjithçka është e mundur, edhe situata më e qetë mund të kthehet, duke e bërë të realizueshme një operacion që duket i pamundur.

Edhe pse Leao është profili i duhur i menduar nga Barcelona për të sjellë imagjinatë dhe cilësi në lojën e Flick, sërish sipas shtypit spanjoll nuk mungojnë alternativat dhe mes tyre është edhe Federico Chiesa, në shitje nga Juve dhe vlerësohet rreth 14 milionë euro.