29 maj 2015 – Një shpërthim i fuqishëm ndodhi mbrëmjen e sotme në zonën pranë “Vasil Shantos” në Tiranë. Eksplozivi është vendosur në fundin e një godine në ndërtim e sipër, duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Si pasojë e shpërthimit edhe dy kalimtarë janë lënduar. Policia po heton për motivet e shpërthimit, ndërsa paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për hakmarrje mbi pronarët e ndërtesës. Kjo është ngjarja e dytë e rëndë pas masakrës së trefishtë të mërkurën.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”