Tronditet Vlora pas një shpërthimi të fuqishëm tritoli orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 28 Nëntori të qytetit dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Shpërthimi ka ndodhur në oborrin e një shtëpie, ndërkohë që familjarët kanë qenë brenda banesës.

Nuk dihen ende detaje lidhur me këtë shpërthim ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.