Fushë-Kruja është tronditur sërish nga një ngjarje kriminale mbrëmjen e sotme.
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në derën e dyqanit të shtetasit N.S.
Blutë e qarkut Durrës bëjnë me dije se “nga shpërthimi ka vetëm dëmtim të derës së dyqanit“.
Njoftimi i plotë:
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:05, në Fushë Krujë, në derën e dyqanit të shtetasit N.S, është vendosur një sasi lënde plasëse, ku nga shpërthimi ka vetëm dëmtim të derës së dyqanit.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe vijon punën për verifikimin e rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e autorëve.





