Italia është goditur nga tre tërmete të njëpasnjëshme paraditen e sotme. Il Messaggero shkruan se lëkundjet sizmike u ndjenë pranë Brescia.

Tërmeti i parë u regjistrua në zonën e Tignale rreth orës 11:15 me magnitudë 3.4 në një thellësi prej 3 kilometra.

Ndërsa dy tërmetet e tjerë që pasuan ishin 2.2 dhe 2.3 ballë me epiqendër në zonën e Gargnano. Nga lëkundjet sizmike nuk ka raportime për të lënduar dhe dëme materiale.