Tronditet sërish Italia Qëndrore. Dy tërmete me manjitudë 3.8 dhe 3.5 ballë të shkallës Rihter janë regjistruar ditën e sotme pas orës 13.00.

Lekundjet janë ndjerë në provincën e Macerata-s dhe komunat përreth.

Si pasojë e tronditjeve të tokës, një pjesë e këmbanores së kishës në Norcia, një nga qytetet e dëmtuara nga tërmeti i javës së kaluar, ka rënë.

Në kohën kur ajo është shembur, në kishë po kryheshin punimet për të forcuar strukturën e saj pas dëmtimeve nga tërmeti.

Punëtorët që ishin aty nuk u dëmtuan, por punimet u ndërprenë deri në një urdhër të dytë.

Punimet në këmbanoren e kishës po kryhen për të evituar shembjen e saj mbi disa banesa aty pranë.