Nuk ndalen fatkeqësitë te spitali Covid 2 “Shefqet Ndroqi” i njohur edhe si Sanatoriumi. Një pacient 52 vjeç nga Tropoja, Preng Gjonaj, i cili kurohej për Covid 19 prej disa ditësh është vetëhedhur nga kati i katërt i spitalit, duke gjetur vdekjen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:10 të mëngjesit të sotëm.

“Më datë 01.11.2020, rreth orës 03 :10, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi P.Gj., 52 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën” – njofton policia.

P.Gj mësohet se trajtohej prej disa ditesh në këtë spital. Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ky është rasti i tretë që një pacient i prekur me koronavirus është vetëvrarë duke u hedhur nga spitali. Në datën 2 shtator, Hasan Mira, 65 vjeç në gjendje të rënduar psikologjike i ka dhënë fund jetës në të njëjtën mënyrë, ndërsa më datën 13 gusht, u hodh nga lartësia e spitalit 29-vjeçari Xhino Koça.