27shtator 2015 – Një ngjarje e rëndë tronditi Shijakun. Dritan Petova, 41 vjeç ekzekutoi me çifte gruan dhe vjehrrin e tij, pas një konflikti mes tyre, në banesën në fshatin Xhafzotaj.

Fillimisht autori ka pasur debat me gruan, Zarën, 35 vjeç, e cila ka kërkuar ndihmë nga i ati, Ismet Leka, 72 vjeç. Por, i shoqi nuk ka kursyer asnjërin prej tyre. Ai i ka lënë të vdekur në vend gruan dhe vjehrrin, ndërsa vetë është larguar nga vendngjarja.

Policia ka shkuar në vend pas njoftimit për krimin, por ka gjetur autorin të hipur në një shtyllë, ndërsa tenton vetëhedhjen.

Vijon…

/portali DurresLajm/