Një adoleshent 18-vjeçar është mbytur në lumin Buna në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte rreth orës 14:30.

I riu, në fshatin Obot, është futur për t’u larë në lumin Buna dhe dyshohet se ka marrë rrjedha e lumit e për pasojë është mbytur.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me banorët e zonës kanë kërkuar përgjatë rrjedhës së lumit, ku kanë gjetur trupit e pajetë të 18-vjeçarit.

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.