Klubi spanjoll Osasuna nuk do të luajë sezonin e ardhshëm në Europa Conference League për shkak të një skandali të trukimeve të ndeshjeve para një dekade.

Skuadra e Jagoba Elustondo, e cila përfundoi në vendin e shtatë në La Liga sezonin e kaluar, konfirmoi të martën se UEFA, organi drejtues i futbollit evropian, i ka përjashtuar ata nga kompeticionet e nivelit të tretë evropian për klube.

Në një deklaratë në faqen e tyre zyrtare, thuhet: “Komiteti i Apelit i UEFA-s ka marrë vendimin sot për të lënë klubin Atlético Osasuna jashtë Europa Conference League 2023-2024. Anëtarët e Komitetit të Apelimit të UEFA-s nuk i kanë marrë parasysh pretendimet e paraqitura nga avokatët tanë të premten e kaluar dhe kanë rikonfirmuar mendimin fillestar të inspektorëve të Komitetit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s. Arsyet pse Komiteti i Apelit ka vendosur të përjashtojë Osasuna-n do t’i transferohen entitetit në ditët në vijim”. 

“Klubi Atlético Osasuna nuk ndan aspak kriteret e UEFA-s apo hetimin e rastit të kryer dhe shpreh keqardhjen për mesazhin e gabuar që UEFA i dërgon botës së futbollit duke dënuar ata që denoncojnë korrupsionin dhe e ndjekin atë në gjykatë. Së fundmi, klubi Atlético Osasuna do të vazhdojë të vendosë të gjitha instrumentet ligjore në dispozicion për t’i dalë përballë UEFA-s dhe për t’i dhënë fund asaj që ajo e konsideron një shkelje serioze të të drejtave të saj”, mbyllet komunikata për shtyp e klubit spanjoll. 

Zyrtarët e Osasuna të cilët nuk janë më me klubin u implikuan në rregullimin e ndeshjeve midis viteve 2012 dhe 2014.

Një gjyq në fillim të vitit 2020 dënoi disa nga ish-drejtorët e tyre dhe një vendim u ‘mirëprit’ nga administrata që i pasoi.