Lëkundje sizmike në qendër të Italisë. Një tërmet është regjistruar mbrëmjen e së premtes, rreth orës 19.54, në vendin fqinjë.
Tërmeti me manjitudë 3.1 ballë e ka pasur epiqendrën në Ussita, në Parkun Kombëtar të maleve Sibillini.
Sipas medieve italiane, banorët janë përfshirë nga frika, por deri tani nuk ka raportime për njerëz të lënduar apo dëme materiale.