10 janar 2014 – Ndërsa pak minuta u përcoll një lajm nga policia se në Tropojë një person ka përplasur ekskortën e Bashës, pak minuta më vonë Partia Demokratike e ka hedhur poshtë këtë fakt. U raportua se pas këtij aksidenti është bërë i mundur edhe ndalimi i drejtuesit të mjetit, i cili është shtetasi Niman Buçpapaj. Drejtori i Policisë Qarkut Kukës, ka thënë se ngjarja është aksidentale dhe se janë shkaktuar dëme të lehta në mjetin e eskortës.

PD është kundërpërgjigjur, duke nënvizuar se ngjarja nuk është gjë tjetër veçse trillim i Saimir Tahirit dhe Artan Didit dhe se kreu i PD, Lulzim Basha, nuk ka eskortë dhe se nuk ka pasur asnjë lloj incidenti. Sipas së së PD-së, “ky njoftim vërteton instrumentalizimin e Policisë së Shtetit dhe kthimin e policisë në ditët e zeza”.