Një punonjës i policisë së Tropojës ka plagosur me armë zjarri kushëririn e tij. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Sipas policisë, Zef Pepkolaj ka plagosur me armë në këmbë kushëririn e tij, Sokol Pepkolaj 54 vjeç. Ky i funditi është transportuar menjëherë në spital, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe aktualisht mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Efektivët blu po punojnë për të zbardhur ngjarjen.